Vendimi i KE-së, Ahmeti: Pas NATO-s, na u hap edhe dera e BE-së

24.03.2020 16:37

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti....

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij zyrtar në facebook ka vonuar për të uruar të gjithë qytetarët për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian

“Sot, si më 1999, po na vjen një lajm shprese nga Brukseli,  një lajm shumë shpresëdhënës për të gjithë ne, në vecanti kur po kalojmë ditë të vështira në përballje me kanosjen për shëndetin e gjithësecilit prej nesh. Në vitin 1999, Aleanca Veriatlantike filloi sulmet ajrore mbi forcat serbe dhe bashkë me popullin dhe UÇK-në çliruan Kosovën dhe më pastaj sollën pavarësinë. Sivjet, përpjekjet tona politike dhe ushtarake për shkëputje nga boshti i panatyrshëm jugosllav , po rezultojnë me atë që synuam me dekada të tëra. Dje mbollëm që sot të korrim. Procesi për anëtarësim në NATO u përmbyll, ndërsa dera e Evropës u hap”, shkruan Ahmeti.