Maqedoni
VMRO-DPMNE: Mjekët pa maska, Ministrja e Mbrojtjes harxhon miliona
24.03.2020 16:56
VMRO-DPMNE ka akuzuar ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska...

VMRO-DPMNE ka akuzuar ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, se përderisa mjekët nuk kanë maska, e kreu I LSDM-së këkron të ulen pagat e qytetarëve, Minstria e Mbrojtjes harxhon miliona për darka e hotele. Përkujtojnë se masa restrictive të tilla sic kërkon Zaev, nuk pasur as në kohën kur vendi ka pasur kriza ekonomike e konflikte të armatosura
“Pavarësisht se ka ndalesë për të udhëtuar jashtë vendit, në vazhdën e pandemisë me corona virusin, në periudhën nga 17-20 Mars të këtij viti, Shekerinska përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka shpenzuar afër 1 milion e 43 mijë denarë për udhëtime. .. Vetëm për 4 ditë për ekipet kombëtare, për dreka dhe restorante, Ministria e Mbrojtjes me të cilën udhëheq Shekerinska shpenzoi plus 362 mijë denarë. Derisa mjekët nuk kanë maska, nuk kanë aspirator për frymëmarje, ministria e drejtuar nga Shekerinska shpenzon mjete per udhëtime dhe dreka. Zaev nga njëra anë ulë pagat e punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër Shekerinska shpenzon në dreka dhe udhëtime. Me masat e uljes së pagave të administratës Zaev praktikisht dënon shumë familje në uri. Shporta e konsumatorit për marsin e kaluar arriti në 32. 852 denarë, e me pagën prej 14.500 denarë siç propozon Zaev, qytetarët nuk do të mund ti paguajn as shpenzimet themelore dhe as pagesa e faturave të energjisë elektrike dhe shpenzimeve të tjera."- tha Igor Janushev, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së.
