Maqedoni
Fillimi i negociatave me BE-në, Spasovski: Verifikim i suksesit të përpjekjeve tona
24.03.2020 17:23
Kryeministri Spasovski e ka vlerësuar lajmin për fillimin e negociatave për antarësim...

Kryeministri Spasovski e ka vlerësuar lajmin për fillimin e negociatave për antarësim, si verifikim i suksesit të përpjekjeve të vendit dhe mirnjohje për rezultatet e arritura . Ai tha se pas kërkesës së Këshillit të Evropës në qershor të vitit 2017 Qeveria plotësisht i ngriti të gjitha mekanizmat për t’i mbyllur proceset reformuese në katër sfera kryesore – gjyqësi dhe sundim i së drejtës, reformë për shërbimet zbuluese, reformë në administratë publike dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.
“Arritëm rezultate të kënaqshme në këto sfera. Kjo u verifikua në raportet çdo vit, ndërsa deri më sot këtë e verifikonin unanimisht edhe anëtaret e BE-së. Mirënjohja e sotme për punën e shtetit tonë është rezultat i vendimeve të vështira politike që i solli Qeveria dhe shumica në pushtet në Kuvend për zgjidhje të kontesteve shumëvjeçare me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë. Pa Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë nuk do të ishte i mundur ky sukses i sotëm. Kjo është mirënjohje që duhej ta merrnim edhe më parë. Me këtë vendim përmirësohet gabimi strategjik në tetor të vitit 2019 kur nuk u arrit konsensus për vendimin i cili sot është harmonizuar."- tha Oliver Spasovski, kryeminisër.
Vendimi i Ke-së, Osmani: Tani duhet të vazhdojmë me reformat
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pohoi se tani nuk ka më asnjë dilemë, duhet të vazhdojmë vetëm reformat.
“Ky vendim nuk është dhuratë dhe as vendim politik por vetë puna jonë e përditshme që 27 vendet anëtare të arrinin në konkluzion se duhet të hapnin negociatat me ne pa asnjë kusht. Besoj që muajve, javëve në vijim do të përfundojë Komisioni Evropian me kornizën negociuese dhe pastaj do të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare në të cilën unë si shef i delegacionit shtetëror do të duhet të prezantoj pozicionet shtetërore."- tha Bujar Osmani, zv. kryeministër për Çështje Europiane.
Dimitrov: RMV do ta vazhdojë rrugën evropiane
Ministri I jashtëm Nikolla Dimitrov përkujton se Maqedonia e Veriut fillon negociatat për anëtarësim me BE-në pa kushte shtesë.
“Maqedonia e Veriut pas 15 viteve në pritje si vend kandidat dhe pas dëshpërimit në qershor të 2018, qershor të 2019 dhe tetor të 2019, më në fund kalon pragun dhe do të mund të vazhdojë rrugën evropiane. Konferenca e parë ndërkombëtare do të thirret, menjëherë pasi të miratohet korrniza e bisedimeve. Këshilli i bën thirrje Komisionit ta përfundoj procesin e skriningut, për të filluar me klasterin për vlerat fundamentale."- tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.
Kryeministri Spasovski përkujtoi se ky sukses duhet të gëzojë të gjitha partitë politike, të gjitha bashkësitë etnike, të gëzohemi sot dhe në momentin e njejtë t’i kthehemi realitetit dhe të vazhdojmë edhe me një betejë, betejën me virusin korona e cila gjithashtu do të fitohet, por për këtë duhet bashkimi dhe disiplina, që pas edhe kësaj fitoreje të kthehemi në betejën tonë politike, në një proces të gjatë dhe të rëndë negociues, për të cilin do të na duhen ndryshime dhe adaptime të shumta të standardeve evropiane, por edhe të cilësisë evropiane të jetesës
MIGENA GORENCA
