MPB: 133 persona nuk kanë respektuar orën policore

24.03.2020 16:23

133 qytetarë, nuk kanë respektuar orën policore....

133 qytetarë, nuk kanë respektuar orën policore gjegjësisht ndalesën për lëvizje prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit për datat 23 dhe 24 mars njoftojnë nga Ministria për punë të brendshme.

Pjesa më e madhe e shkeljeve, 44 raste,  janë vërejtur në Qytetin e Shkupit, ku dhe janë arrestuar 26 persona, ndërsa kundër 33 personave do të ngriten padi adekuate penale, për tre persona do të ketë padi për kundërvajtje ndërsa 71 prej tyre vetëm se u është tërhequr vërejtje thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndërkohë në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut  anë kryer 152 kontrolle në objekte hotelierike prej ku vetëm në një rast në Ohër është konstatuar mos respektim i masave të Qeverisë, pas çka objekti është mbyllur.

Duke filluar nga periudha prej 26 shkurt e deri më 24 mars janë dhënë 1105 vendime për izolim ndërsa 8709 përsona kanë nënshkruar deklarim për vetizolim. Për mos respektimin e masave për parandalimin e përhapjse së virusit Korona, Prokuroria publike vazhdon të propozojë dënime si dhe të inicojë procedura për mosrespektimin e e rregullave shëndetësore.

Propozime për dënime për shkak të mos rrespektimit të masave shëndetësore në bazë të nenit 206 të Kodit penale është propozuar për një qytetarë të Koçani,një nga Shtipi,një nga Ohri,3 nga Manastiri, për 3 persona nga Kumanova dhe 3 nga Gostivari të cilët nuk kanë respektuar orët policore.

Nga gjykata penale në Shkup informojnë se do të veprojnë në bazë të  aktakuzave për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me përhapjen e virusit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)