“E-KLASA”, Ademi: Gati platforma për mësim në distancë

24.03.2020 17:13

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe studentët....

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe studentët që nga dita e mërkurë mësimin do ta ndjekin  nga distanca gjegjësisht on-line.

Për këtë qëllim siç njoftoi ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi do të zbatohet  platforma e unifikuar nacionale e quajtur “E-Klasa”  të cilën do ta rregullojë çdo institucion edukativo-arsmior veçmas. 

Kohëzgjatja e video leksioneve do të jetë 15 minuta dhe të njëjtat do të shoqërohen me prezantime, respektivisht narracion dhe sqarime nga ana e mësimdhënësve. Mësimi vazhdon në distancë edhe nëpërmjet kanalit të parë dhe të dytë të servisit publik.

“Ne ju rekomandojmë zbatimin apo shfrytëzimin e web platformës së unifikuar nacionale që aktualisht është duke e përgatitur Byroja për Zhvillim të Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in, e quajtur si ‘E- Klasa’, e cila do të jetë në dispozicion që nga dita e nesërme” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. .

Ademi beson se nuk do të paraqiten probleme gjatë shfrytëzimit të platforëmës së re mësimore.

“Sipas informacioneve që i kemi nga ana e ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike, i gjithë territori i RMV-së është i mbuluar me internet. Mendoj se edhe një pjesë e mirë e nxënësve dhe veçanërisht studentët kanë pajisje IT”  - u shpreh numri një i Arsimit dhe Shkencës në vend.

Për mënyrën e vlersimit të nxënësve Byroja për Zhvillimin e Arsimit është në përgaditje e sipër të një udhëzimi për mësimdhënësit sqaroi Ademi. Sipas tij tashmë janë paraqitur më shumë se 600 mësimdhënës të cilët kanë treguar gadishmëri për përgatitjen e këtyre materialeve dhe numri i tyre pritet të rritet. (Naim Ramadani, TVM2)