Hapja e negociatave, Rama: S’do të ndalem deri në plotësimin e çdo detyre
Pas marrjes së PO-së nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave....

Pas marrjes së PO-së nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave, kryeministri shqiptarë, Edi Rama ka dalë me një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Rama tha se nuk do të ndalet deri në plotësimin e cdo detyre, derisa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.
“Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të hyjmë dhe të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes në shtëpinë e BE, ku fëmijët tanë do të luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të mbarë Evropës dhe ku më në fund eshtrat e rilindësve do të prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës. Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh edhe flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit. Por deri atje rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe” – është shprehur Kryeministri shqiptarë, Edi Rama.
