De Biasi: Të shfrytëzojmë armët tona ndaj Danimarkës
Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana dolën në konferencën për shtyp në prag të përballjes së shumëpritur me Danimarkën......

De Biasi u shpreh i qartë para gazetarëve se skuadra nuk do të hyjë në fushë për të marrë barazim por për të fituar ndeshjen.
“Duhet të luajmë me shumë kujdes ndaj Danimarkës. Të shfrytëzojmë armët tona”, u shpreh De Biasi.
Ai bëri thirrje që lojtarët të luajnë me mendje dhe me këmbë në tokë dhe të ruajnë vazhdimësinë pas fitores në Portugali.
Trajneri italian nuk dha indikacione për formacionin, derisa nuk deshi të flasë as për sfidën e nxehtë në Beograd kundër Serbisë.
Ndërsa kapiteni Cana deklaroi se ekipi do të japë maksimumin që të fitojë dhe të inaugurojë stadiumin e ri me një sukses që vlen 3 pikë.
Sa i përket "Elbasan Arenës", Cana theksoi se është e bukur, por e vogël për të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të jenë në përkrahje të kombëtares.
