Hapja e negociatave, Thaçi: BE po diskriminon Kosovën

24.03.2020 18:07

Pas miratimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë....

Pas miratimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,  vjen  edhe reagimi i Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi.

“Vendimi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë. Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor thotë Thaci në Fb. Por ai akuzon BE-në se po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës.”, shkruan Thaçi në “Facebook”.