Korona Virus, 12 raste të reja me virusin pandemik

24.03.2020 18:15

Regjistrohen edhe 12 raste të reja me korona virus....

Regjistrohen edhe 12 raste të reja me korona virus. Shtatë persona janë nga Shkupi ndërkaq pesë në Kumanovë. Në krahasim me ditët e fundit numri i të infektuarve shënon rënie.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësiësë numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 148 me vetëm një pacient të shëruar dhe dy të ndjerë.

Shkupi vazhdon të jetë në majën e listës me më shumë të infektuar, gjithsej 88 në mesin e tyre një fëmijë dy vjeç bashkë me prindërit. Gjendja e tyre është stabile.

Pas Shkupit vjen Dibra me 40 të infektuar, Kumanova 8, në Shtip 7, Kavadar dhe Ohër nga 2, ndërkaq në Gostivar 1 të prekur nga Covid – 19.

Filipçe: Kumanovë, pozitiv 3 punonjës shëndetësorë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njofton se në Kumanovë të infektuar ka dy mjekë dhe një infermiere. Atje janë bërë më shumë testime.

“Janë bërrë gjithsej 63 testime nga po aq persona sikurse personeli mjekësorë në spital si dhe anëtarë të familjeve. Në bazë të rezultateve do të bëhet plani I punës të spitalit. Qeveria ka vendosur që të ndërpritet transporti publik brenda Kumanovës por edhe jashtë qytetit , udhëzohet të mbyllen gjitha shitoret në qendrat tregëtare si dhe shtohen kontrolet e inspektoratit edhe në rrethinat e Kumanovës.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe: Përcaktohet terapia për të infektuarit

Në klinikën e infektologjisë po kurohen 29 pacientë, prej tyre një paciente është në aparat respirator ndërkaq gjashtë të tjerëve i’u është përkeqësuar gjendja.

Ministri Filipçe thotë se është vendosur terapia e cila do të aplikohet tek të infektuarit.

“Kombinimi i cili përmban ilaçin klorkinin dhe azitromicin i cili u tregua si efektiv në më shumë shtete, tek më shumë pacientë dhe në përputhje me këtë vendim prej nesër do të aplikohet tek pacientët të cilët mjekohen tek ne sikurs enë spitale ashtu edhe në kushte shtëpiake, por gjithsesi me vlerësim të mjekut.” – deklaroi Filipçe.

Prej sot instituti i shëndetit publik do të testojë të gjithë personat e përfshirë me Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës në Shkup, pasi drejtorja rezultoi pozitive.

Pas mbylljes së Transfuziologjisë në Ohër, ministri i shëndetësisë thotë se dhjetë të punësuarit janë në izolim shtëpiak.

Autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët në rast të dyshimeve nga korona virusi të kontaktojnë me telefon mjekët amë të cilët nëpërmjet pyetjeve do të vlerësojnë se a duhet të bëhet testimi, i cili mund të kryhet tashmë në 14 qendra në mbarë territorin. (Meral Ismaili, TVM2)