Maqedoni

Mot me vranësira me shi dhe borë

25.03.2020 09:06

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme....

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me borë, ndërsa nga fundi i ditës, vende-vende do të ketë reshje të shiut.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri dy gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë prej një deri në 10 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, paradite me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me borë, ndërsa nga fundi i ditës, vende-vende do të ketë reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri gjashtë gradë.
 
Deri të shtunën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme, të cilat për shkak të ngrohjes, do të jenë kryesisht me shiu.