Botë

Virusi Korona, afër 19.000 të vdekur në të gjithë botën

25.03.2020 09:31

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.939....

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.939. Faqja e internetit “Worldometer” ka përditësuar në 18.939 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën deri në ora 09:40, kurse numri I të prekurve nga Covid 19 arrin shifrën në 425 mijë e 662 persona. 
 
Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi me 6.820 vdekje. Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.281 vdekje. 
 
Në vendin e tretë me më shumë vdekje është renditur Spanja ku kanë humbur jetën 2.991 persona. Ndërkohë që Irani renditet si vendi i katërt me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.934 persona. Gjithashtu Franca ku kanë humbur jetën 1.100 persona është renditur vendi i pestë ku janë shënuar më shumë humbje të jetëve nga Covid-19.