Xhokoviç – Federer në gjysëmfinalen e Shangajit

10.10.2014 17:53

Novak Xhokoviç regjistroi fitoren e 28-të në seri në meçet e zhvilluara në Kinë, duke arritur të plasohet në gjysëmfinalen e mastersit të Shangajit........

Tenisti numër një në rangimin e ATP-së, pa vështirsi të mëdha, arriti të mposhtë veteranin spanjoll David Ferer, ndaj të cilit për fitoren e 13-të në karierë, triumfoi me 2-0 në sete, 6:4 dhe 6:2.

Kundërshtar i Xhokoviçit në gjysëmfinale, do të jetë njëri prej rivalëve të tij më të mëdhenj në karierë, Roxher Federer, I cili eliminoi Zhulien Beneton.

Francezi, e mundoi zvicëranin vetëm në setin e parë, duke e humbur ate në taj brejk, ndërsa në të dytin, Federer dominoi totalisht, pa I lejuar kundërshtarit që të fitoj qoftë edhe një gejm dhe u përfitua që të luaj për herë të 36-të kundër Xhokoviçit.

Deri më tani, veteran ka avantazh të vogël në dyluftimet direkte, me 18 fitore dhe një humbje më pak.

Palën tjetër gjysëmfinale në mastersin e Shangajit, e përbëjnë Zhill Simon dhe Felisiano Lopez. Francezi Simon, përgatiti surprizën duke eliminuar Tomas Berdihun, ndërsa spanjolli Lopez, ishte më I sukses`shëm se Mikaell Juzhni. (Mustafa Ademi, TVM2)