Informacion për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, të cilët duan të kthehen
Në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore, për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut...

Në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore, për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me qëndrim momental jashtë vendit, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të organizojë transport me aeroplanë për t’i sjellë shtetasit e RMV-së në vend, pas marrjes së listës nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të lajmëruar.
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shpallë thirrje publike sipas destinacionit dhe numrit të udhëtarëve, bazuar në listat e marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, me qëllim të mbledhjes së ofertave për fluturime çarter për në RMV, nga qytetet e Euopës.
Pas shpalljes së thirrjes publike nga Sekretariati i Përgjithshëm, afati i fundit për mbledhjen e ofertave është 12 orë që nga momenti i shpalljes së thirrjes.
Kriteri për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik, është çmimi më i ulët.
Sekretariati i Përgjithshëm do të lidh kontratë dhe do ta kryejë pagesën e ofertës më të volitshme, në bazë të kriterit të dhënë për zgjedhje.
Personat që do të paraqiten në thirrje, gjatë hyrjes në aeroplan, do të nënshkruajnë kontratë mes tyre dhe RMV-së, në të cilin garantojnë që do ta paguajnë shumën e përcaktuar të biletës së aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së dhe gjithashtu, do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen që, pasi të hyjnë në territorin e RMV-së, do të vendosen në objektet për karantinë shtetërore, në kohëzgjatje prej 14 ditësh.
Udhëtarët do të merren prej Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, me transport të organizuar dhe do të dërgohen në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.
Personat që do të udhëtojnë, kanë afat prej 15 ditësh nga dita e arritjes në vend që ta kryejnë pagesën e shumës së biletave të aeroplanit, në përputhje me marrëveshjen e kyçur.
Kthimin e mjeteve duhet ta kryejnë në formular PP – 50, në të cilin duhet ti vendosin këto të dhëna:
Emri i marrësit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Numri i transakcionit: 100 000000063095
Llogaria e përdoruesit: 630010001963019
Llogaria e të ardhurave: 725939 00
Qëllimi i pagesës: Kthim i mjeteve në llogari 040010007863713, Llogaria e shpenzimeve: 420220
Nënprogrami: 10
Kontrata mes udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, në të cilin garantojnë se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletat e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka rolin e një dokument përmbarimi dhe mund t'i nënshtrohet zbatimit në rast të moskryerjes së obligimit nga pala kontraktuese.
