Maqedoni
Mosrespektimi i orës policore, MPB: Dënime për prindërit e fëmijëve që shkelin masat
25.03.2020 10:59
Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së të rinjve deri në moshën 18 vjeç...

Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së të rinjve deri në moshën 18 vjeç dhe të moshuarve mbi 67 vjeç, Institucionet njoftojnë se për mosrespektim e orës policore nga të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, do të ketë edhe përgjegjësi për moskujdesjeje prindërore për prindërit e tyre.
Dënimet për prindërit, fëmijët e të cilëve shkelin kufizimet e lëvizjes, është nga 200 deri në 500 euro. Sipas të dhënave të fundit, nga pandemia e virusit Korona në vend, numri i qytetarëve në vetizolim tashmë ka shkuar në 9 mijë e 814. Në natën e dytë të orës policore, uniformat blu kanë kontrolluar në 156 pika policore, derisa janë shënuar 81 raste të mosrespektimit të ndalimit për qarkullim prej orës 21 deri në orën 5.
