Botë

Kosovë, seancë kuvendore për shkarkimin e qeverisë

25.03.2020 12:30

Kuvendi i Kosovës mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës...

Kuvendi i Kosovës mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve.
 
Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit. Ndërkohë, përveç dezinfektimit të hapësirave, deputetët që në hyrje të sallës ku do të mbahen seanca, do të kontrollohen në mënyrë të detajuar, pas situatës së krijuar me koronavirus.
 
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, paraprakisht ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nxitur veprimin e kësaj partie për mocion mosbesimi, me, siç është shprehur ai, sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe shkeljen e marrëveshjes qeverisëse.
 
“LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por, e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën”, ka thënë Mustafa.