Xhenova gjunjëzohet nga moti i keq
Moti i keq me reshje të dendura në Itali ka gjunjëzuar qytetin e Xhenovës, ku dhe është shënuar viktima e parë.....

Ai është një infermier 57 vjecar. Banorët akuzojnë autoritetet për menaxhimin e keq të situatës, ndërsa shkollat, institucionet dhe marketet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Edhe pse nata nuk ka rezervuar përmbytje të reja në Xhenova, shumë shtëpi janë ende të përmbytura.
Mendohet se viktima është marrë përpara nga rryma e fortë e ujit teksa përpiqej të hynte në shtëpinë e tij. Gjatë gjithë natës në prefekturën e qytetit salla për emergjencat ka qëndruare hapur për monitorimin e situatës.
Karabinierët, policia dhe zjarrfikësit kanë vazhduar pa pushim kërkimet për viktima të mundshme. Autoritetet lokale kanë mbyllur disa nga rrugët kryesore ndërsa parashikimet metereologjike paralajmërojnë një përkeqësim të mëtejshëm të motit.
Reshjet vazhdojnë pa ndërprerje ndërsa banorët janë në gjendje alarmi. Situata gjatë natës është përkeqësuar dhe më shumë kur një seri rrufesh kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të qytetit.
