Maqedoni
Dibër, brenda dy ditësh një i prekur nga virusi Korona
25.03.2020 15:15
Brenda dy ditëve në qytetin e Dibrës është regjistruar vetëm një person i prekur me virusin Korona...

Brenda dy ditëve në qytetin e Dibrës është regjistruar vetëm një person i prekur me virusin Korona, prandaj jep shpresë se gjendja sikur ka filluar të stabilizohet. Numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin Korona në Dibër shkon në 40, 13 prej të cilëve po trajtohen në spitalin e Shkupit në infektologji dhe 17 të tjerë janë në mjekim shtëpiak. Po ashtu në izolim shtëpiak janë 199 persona, bën të ditur kryetari i shtabit të emergjencës, Hekuran Duka.
Duka njëherit apeloi te të gjithë qytetarët e kësaj komune të cilët dyshojnë se kanë simptoma të infeksionit me virusin Korona, të kontaktojnë me telefon mjekët amë që ata të vendosin se kush duhet të bëjë testimin për virusin Korona.
ATLI DEMA
