Botë

Shqipëri, 23 raste të reja me virusin Korona

25.03.2020 16:47

23 raste të reja janë shënuar me virusin Korona brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri...

23 raste të reja janë shënuar me virusin Korona  brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 146.
 
Në komunikimin e përditshëm zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se 3 persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 17 janë shëruar. Më i prekur është qyteti i Tiranës.
 
Pas konfirmimit të infektimit të drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një tjetër mjeke nga qyteti i Lezhës është prekur nga COVID-19.
 
Ndërkaq, ndër të infektuarit është edhe një oficer policie si dhe një punonjës i kadastrës së Korçës.
 
Kryeministri, Edi Rama, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duke vendosur institucionet publike, private si dhe qytetarët në funksion të luftës kundër virusit Korona.
 
LULJETA NDOKA