Botë

Virusi Korona, viktimat në Spanjë tejkalojnë Kinën

25.03.2020 19:26

Numri i viktimave nga virusi Korona në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë...

Numri i viktimave nga virusi Korona në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë, pasi në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin e përgjithshëm.
 
Në Spanjë, në total janë 47,610 njerëz të infektuar me virusin Korona. Pjesa e goditur më së keqi është zona përreth kryeqytetit Madrid, e cila ka 14,597 raste të raportuara.
 
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të kërkojë më vonë nga deputetët që të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera. 
 
Ndërkohë, në Itali  mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar me virusin Korona, ndërsa virusi u ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.