Turqi : Protesta të dhunshme dhe me viktima

10.10.2014 18:14

31 persona te vdekur qindra te plagosur eshte bilansi I viktimave ne trazirat, të cilat shpërthyen si pasoje e protestave në Turqi dhe në ditët e fundit kundër operacioneve të grupit xhihadist Shteti Islamik në qytetin sirian Kobane, i cili është i populluar kryesisht me kurdë, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Efkan Ala....

Ai ka theksuar  se protestat janë organizuar në 31 prej gjithsej 81 qarqeve turke. Mes viktimave ka  dy anëtarë të forcave të rendit, ndërsa të plagosur janë gjithsej 351 persona, prej të cilëve 221 janë civilë. 

Përkohësisht në lidhje me trazirat janë arrestuar 1.024 persona, prej të cilëve 58 janë mbajtur në paraburgim. 

Është shkaktuar dëm i madh material, përkatësisht janë ndezur ose shkatërruar 1.113 ndërtesa, dhe 1.177 automobila. Ala shtoi se pesë terroristë, të përzier në sulmin e djeshëm në qarkun lindor Bingjol ndaj kryeshefit  lokal të policisë janë likuiduar. Në sulm ishin vrarë dy policë, ndërsa kryeshefi i policisë në Bingjol  është plagosur. Ala shtoi se ai është në gjendje të mirë.

Mijëra kurdë dolën në rrugë këtë javë që të protestojnë kundër, ashtu siç konsiderojnë, refuzimit të Ankarasë të ndihmojë në mbrojtjen e qytetit Kobane, i cili gjendet në kufi mes Turqisë dhe Sirisë dhe i cili me javë është nën rrethim të luftëtarëve të IS-it.