Botë

Princi Çarls është infektuar me koronavirusin e ri

25.03.2020 20:49

Princi Çarls në Mbretërinë e Bashkuar, 71 vjeç, është infektuar me koronavirusin e ri...

Ai po shfaq simptoma të buta "por përndryshe mbetet në shëndet të mirë", tha një zëdhënës.
 
Gruaja e tij Kamilla, gjithashtu është testuar, por nuk ka virus.
 
Princi dhe Dukesha janë izoluar ka thënë zëdhënësi për të shtuar se "nuk ishte e mundur të konstatohej se nga kush është infektuar Princi Çarls.
 
Angazhimi i fundit në publik i Princit Çarls ishte më 12 mars - në të njëjtën ditë kur pa për herë të fundit me nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth.
 
Zyrtarët e Pallatit thonë se Mbretëresha vazhdon të ketë "shëndet të mirë"./evropaelire