Botë

Rritet bilanci/ 59 të vdekur dhe 2433 të infektuar nga Covid-19 në Turqi

26.03.2020 09:27

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19)...

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 59.
 
“Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5.035 testeve. 561 janë diagnostikuar, 15 pacientë kanë humbur jetën”, tha Koca në një njoftim në Twitter.
 
“Deri më sot kemi humbur 59 pacientë. Numri i përgjithsëm i pacientëve është 2.433. Shifrat nuk e shprehin dhimbjen për humbjet dhe shqetësimin. Të përpiqemi të jetojmë me zero rrezik. Masat na lidhin me jetën”, ka shtuar ministri turk./AA