Maqedoni
Oda e Kontabilistëve shënon rënie, kërkon nga Qeveria masa në të mirë të tyre
26.03.2020 14:35
Sektori I kontabilitetit shënon 20% rënie në këtë peiudhë krizë....

Sektori I kontabilitetit shënon 20% rënie në këtë peiudhë krizë. Gjendja pritet të bëhet akoma më alarmante për shak se një numër i madh kompanive të cilat angazhojnë kontabilistët paralajmërojnë mbyllje të bizneseve. Nga oda e kontabilistëve bëjnë thirrje që Qeveria menjëherë të sjell masa, që do të jenë në të mirë të kontabilistëve.
"Propozojmë prolongimin e afateve për paraqitjen e regjistrimeve të taksave dhe raporteve tjera 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kthim të pagesave të TVSh-së nga ana e shtetit të shkurtohet nga 30 në 20 ditë, tërheqjen e detyrimit për pagesën e akontimeve mujore të tatimit të fitimit, kurse fitimin në qoftë se e kanë kompanitë ta paguajnë rregullisht vitin tjetër. E njejta të vlejë edhe për tatimin e të ardhurave personale.”- tha Dragan Mitkovski, kryetar i Odës së Kontabilistëve.
Sipas Mitkovskit, nevojitet heqje e plotë e të gjitha normave të interesit, e jo vetëm ulja e tyre. Oda e kontabilistëve kërkon që gjatë miratimit të masave, Qeveria dhe institucionet kompetente të kenë parasysh edhe kontabilistët, të cilët e mbajnë barren më të rëndë me zbatimin e masave në praktikë.
