Maqedoni

Kumanovë, rritet në 15 numri i të infektuarve

26.03.2020 16:01

Gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me virus Korona...

Gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me virus Korona duke çuar numrin e përgjithshëm në 15 nga të cilët tashmë një ka ndërruar jetë.
 
Në funksion të parandalimit të përhapjes së KOVID 19, Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim, ka sjellë disa vendime dhe rekomandime.
 
Shtabi u rekomandon ndërmarrjeve dhe distributorëve që t’i çkyçin nga përdorimi të gjithë automatët për kafe në territorin e Kumanovës. Subjektet juridike, marketet, barnatoret dhe objektet e  tjera, të bëjnë dezinfektim të rregullt të ambienteve të brendshme. Gjithashtu edhe pronarëve të bankomatëve u rekomandohet që të njejtit t’i dezinfektojnë sa më shpesh.
 
Në kërkesat e fundit janë edhe dy tashmë të njohura. Kërkohet nga Ministria e shëndetësisë dhe Komisioni për shëndetësi t’i përforcojë kapacitetet e resusreve njerëzore  në Qendrën për shëndet publik në Kumanovë për të rritur numrin e epidemiologëve dhe personave tjerë profesional me qëllim të krijimit të kushte për punë të pandërprerë dhe zbatim të testimeve intensive në territorin e Komunës së Kumanovës.
 
Shtabi i krizës këmbëngul që Komuna  Kumanovës të vihet në Karantinë të tërësishme. Vazhdon edhe gjobitja e qytetarëve të që nuk repsektojnë masat. Prokuroria Publike në Kumanovë ka gjobitur me gjithsej 10.000 euro, katër kumanovarë sepse nuk i kanë respektuar rregullat ligjore në raste epidemie nga Neni 206 aline 1 e Kodit penal.
 
FATLUM AQIFI