Maqedoni

Virusi Korona, ASH: Të merren masa urgjente në burgje

26.03.2020 16:11

Departamenti Juridik pranë Aleancës për Shqiptarët apelon pë rkujdes...

Departamenti Juridik pranë Aleancës për Shqiptarët apelon pë rkujdes më të madh për të burgosurit në këtë kohë pandemie nga virusi Korona.  
 
Nga ASH thonë se nëse nuk kujdesemi tani për ta, në burgjet e vendit mund të shpërthejë vatra tjetër e krizës. Kërkojnë të mos harrohet se dhe të burgosurit kanë të drejta dhe meritojnë trajtim të barabartë gjatë kësaj periudhe pandemie.
 
"Një infektim brenda një burgu mund ta krakosë sistemin shëndetësor, pasi qindra njerëz mund të kenë nevojë për kujdes mjekësorë që vet burgjet nuk mund ta ofrojnë. Një shpërthim i tillë, jo vetëm që do të infektonte qindra njerëz në burg por, potencialisht mund ta përhapë virusin edhe deri tek stafi korrektues. U bëjmë thirrje autoriteteve dhe organeve kompetente që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të ndërmirren disa masa për burgjet:
 
- të lirohen të burgosurit përkohësisht
-kontrollim dhe testim i të burgosurve
-të përmirësohet dhe të jetë në nivelin e duhur higjiena e të burgosurve dhe stafit të burgjeve
-të anulohen të gjitha aktivitetet, programet dhe vizitat, duke i zëvendësuar ato me video biseda dhe thirrje telefonike kur është e mundur."- thonë nga Aleanca për Shqiptarët.