Maqedoni

Tetovë, bombë para derës së burgut, policia heton rastin

26.03.2020 16:15

Paraditen e sotme Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës...

Paraditen e sotme Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës, e cila, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, për fat të mirë nuk ka shpërthyer. 
 
Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së tij dhe ka informuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Nga SPB-ja e Tetovës thonë se pas inspektimit në vendin e ngjarjes, bomba e tipit kashikara nga ekipi për Anti Terrorizëm dhe ekipi për Mbrojtje dhe Shpëtim, është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u zbardhur kurse janë marrë edhe incizimet nga kamerat e sigurisë për rreth dhe po analizohen për gjetjen e autorit.