Matura shtetërore, Ademi: Mund të zbatohet edhe në korrik

26.03.2020 16:28

Qendra shtetërore të provimeve propozon që afatet për dhënien e maturës shtetërore...

Qendra shtetërore të provimeve propozon që afatet për dhënien e maturës shtetërore të  zhvendosen  në korrik për shkak të situatës me “Covid 19”.

MASH ende nuk ka një vendim lidhur me këtë propozim pasi ende nuk dihet si do të zhvillohes situate në vend. I ftuar në  Kanal 5, ministri Arbër Ademi deklaroi se  nuk ka hapësirë për brengosje.

“Ne mund të bëjmë ndryshim dhe plotësim të kalendarit të organizimit të vitit shkollor për të gjitha shkollat e mesme publike. Kështu do të definohet dhe kristalizohet data për maturën shtetërore. Nëse jo në qershor, do të jetë në korrik. Veçmë kam propozim të tillë konkret nga Qendra shtetërore e provimeve” – u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër  Ademi.

Nuk rpiten probleme as në regjistrimet në fakultete ku kusht  është matura shtetërore, pasi edhe nëse organizohet provimi në korrik, maturantët do t’i arrijnë afatet e rregullta për regjistrim në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, madje edhe në afatet shtesë. Për regjistrimet në arsimin e mesëm, do të respektohet afati ligjor  më 31 mars për publikimin e Konkursit, dhe dihet se  regjistrimet, sipas afateve, realizohen në fund të qershorit. Ademi thotë se nëse ka nevojë ato mund në mënyrë shtesë të korrigjohen.