Maqedoni
Ndihma nga BE dhe donatorët, Osmani: Klinikat do të furnizohen 55 respiratorë
26.03.2020 16:39
Me ndihmën e BE-së dhe donatorëve ndërkombëtarë vendi ka arritur të sigurojë 55 respiratorë...

Me ndihmën e BE-së dhe donatorëve ndërkombëtarë vendi ka arritur të sigurojë 55 respiratorë për nevojat klinikave për tu përballur me pandeminë nga virusi Korona. Siç njoftoi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kjo ndihmë fillestare, pritet të rritet në periudhën në vijim. Sekretariati për Çështje Evropiane tashmë ka përgatitur lista për nevojat e Klinikave dhe Institucioneve dhe të njëjtat do t’u dorëzohen donatorëve të huaj.Për Klinikën Infektive tha ai, janë kërkuar rreth 89 artikuj për situatë ku numri i të infektuarve me covid-19 do të arrinte 2.000 pacientë.
“Kemi siguruar 25 respiratorë nga fondet norvrgjeze të siguruara nga agjencia e KB-së UNOPS, të cilët për momentin ndodhen në depo në Turqi, dhe po bisedojmë për mënyrën se si ti transportojmë deri në Shkup për shkak të kufizimeve dhe vështirësive për transportin tokësor. Kemi siguruar edhe 30 respiratorë nga fondet e BE-së, këto respiratorë për momentin janë në Kinë. I ka siguruar në emër të BE-së UNDP, po sigurojmë detajet si t’i transportojmë në Shkup.”- tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Osmani gjithashtu njoftoi se KE është përgjigjur pozitivisht për 50 milion eurot të cilat vendi i ka marrë si shpërblim për reformat të orientohen për lehtësimin e efekteve socioekonomike nga pandemia.
“9 milion euro nga projekte të programit për mbështetje tv ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme gjithashtu nga BE dhe 3 milion euro për mbështetje të buxhetit. Që do të thotë se në përgjithësi diku 65 deri nv 70 milion euro janë aktivizuar nga BE.”- tha Osmani.
Nga eurokomesari Varhej është marrë konfirmim se po shqyrtohet edhe mundësia që të kemi qasje deri tek Fondi solidar evropian për përballje me fatkeqësi elementare dhe pandemi, për çka konfirmimi përfundimtar pritet nga Këshilli i Evropës sqaroi Osmani.
NAIM RAMADANI
