Tetovë, konfirmohet rasti i parë me “Covid 19”

26.03.2020 17:09

Është konfirmuar rasti i pare i infektimit me virusin korona në qytetin e Tetovës....

Është konfirmuar  rasti i pare i infektimit  me virusin   korona në qytetin e Tetovës. Bëhet fjalë për 69 vjeçar,  i cili paraprakisht ka qenë i hospitalizuar në klinikën Kozle në Shkup.

Drejtori i Institutit të shëndetit publik Shaban Memeti, konfirmon se  pacienti ka kërkuar ndihmë edhe në Spitalin Klinik në Tetovë, por  apelon se  nuk ka nevoj për panikë për infektim të mundshëm të mjekëve pasti ata kanë qenë të veshur me mjete mbrojtëse.

“Është konstatuar një rast pozitiv nga Tetova, që ka qenë në Shkup, në klinikën e Gastrohepatologjis, paska qenë edhe këtu në infektiv në Tetovë. Mendoj që i gjithë kuadri shëndetësor ka mjete mbrojtëse dhe duhet të jetë shumë i kujdeshëm në këto raste.Ato kanë pasur mjete mbrojtëse, nëse kanë pasur mjete mbrojtëse besoj se ka siguri, por duhet të ndiqen dhe të shihen mos ka ndonjë simptom. Në Tetovë më rrethinë, deri më tani janë bërë  mbi 30 teste që kanë pasur indakacion klinik apo simptomat të visursit ‘Covid19’” – tha Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti.

Vajza e 69 vjeçarit, Natasha Apostoloska  nëpërmjet telefonit ka theksuar se babai i saj është lëshuar në shërim shtëpiak nga mjekët në Kozle,  edhe përkundër kërkesës që të trajtohet si pacient i dyshimtë me Covid 19.

“Në të gjitha telefonat e mundëshme jam paraqitur unë personalisht, kam  kërkuar që të qëndroj në spital,  pasi nga e premtja kishte dhimbje të mëdha të kokës, dhe ka pasur temperature konstante 37.5. Kam kërkuar nga mjekët që e kanë lëshuar nga spitali , që ta pranojnë si pacient i mundshëm i infektyuar me Korona. Nuk na dëgjuan dhe e sollën në Tetovë në shtëpi  rreth orës  16 :00 me ambulancë. Më pas kërkuam  ndihmën e shpejtë dhe e dërguam në klinikën infektive në Tetovë  në gjendje të  përkeqësuar” – deklaroi vajza e 69-vjeçarit, Natasha Apostoloska.

Por Ministri Filipçe thotë se infektimi është konstatuar pasi ka dalë nga spitali. Thotë se janë testuar të gjithë që kanë pasur kontakt me të.

“Pasi është lëshuar nga spitali, për shkak të gjendjes febrile është bërë testi nga qendra për shëndet publik në Tetovë dhe më pas është dërguar për kurim në klinikën e infektologjisë në Shkup. Janë kontaktuar të gjithë mjekët të cilët kanë qenë në kontakt me të, një numër i paktë i pacientëve nga 40 vetëm katër, pasi pacienti ka qenë i palëvizshëm. Të gjithë janë testuar, momentalisht nuk kanë simptoma, por me marrjen e rezultatave do të bëhet strategji e funksionimit të institucionit.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Familjes Apostoloska për momentin  i është  rekomanduar që të vetëizolohen . Në rajonin e pollogut sipas SPB Tetovë në vetë izolim janë mbi 500 persona. (Visar Sadiki, TVM2)