Maqedoni

Virusi Korona, testime në dy poliklinika në Shkup

26.03.2020 17:21

Dy qendrat e testimit për Covid 19, në poliklinikën “Çento” dhe “Jane Sandanski”....

Dy qendrat  e testimit për Covid 19, në poliklinikën “Çento” dhe “Jane Sandanski” çdo ditë bëjnë testimin e qytetarët të dyshuar nëse janë të prekur me virusin korona. Në qendrën në Jane Sandanski  janë testuar 107 persona, kurse në poliklinikën në Çento 50 persona.  
 
“Duhet përmes lidhjes telefonike te mjekut amë të caktojnë termin, të nxjerrin udhëzim të cilin një anëtar tjetër i familjes duhet ta merr, pastaj vijnë këtu te kjo qendër dhe mjekët mikrobiologët ose epidemiologët e marrin stishën  te kjo qendër nga ora 8 deri ora 4 pasdite, çdo ditë tpë javës, Ndërsa, analizat e mëtejshme bëhen në instituin e shëndetit publik.”- tha Sebajete Ameti Jakupi, mjeke në poliklinikën Çento.
 
Mjekët Qetësojnë: Jo çdo rast me ethe e temperaturë, është me Covid
 
Jo çdo simptom i shfaqur me temperaturë, ethe dhe ngjashëm, është sinonim për korona virus, thotë për TVM 2 mjeku amë Besnik Murtezani.
 
"Në qoftë se një pacient ka  ngritje të lehtë të temperaturës, ethe, dhimbje muskulare dhe nuk shfaq simptoma apo shenja klinike të sistemit respirator siç janë dhimbje gjoksi, frymëmarrje e vështirësuar nuk duhet të merakosen, edhe për shkak se ato paciantë nuk kanë pasur kontakt me persoant që kanë ardhur nga zonat e rrezikuara."- tha Besnik Murtezani, mjek amë.
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se nga dita e hënë do të hapet edhe një qendër tjetër testimi, në poliklinikën e Çairit. Mjekët apelojnë që qytetarët në mënyrë të vazhdueshme të ndjekin rekomandimet e punonjësve shëndetësorë. Të evitojnë kontaktet me njerëz, mos të dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë dhe sa më shpesh të lajnë duart me sapun. 
 
BELINDA KOKA ADEMI