Data e bisedimeve, KE miraton konkluzat për fillimin e negociatave

26.03.2020 17:30

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian....

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në një video konferencë për të miratuar konkluzat e Këshillit mbi zgjerimin për të hapur bisedime qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli Europian gjithashtu do të ritheksojnë angazhimin e tyre për “Përforcimin e procesit të zgjerimit” dhe “Perspektivën e besueshme të BE-së për Ballkanin Perëndimor” konformë metodologjisë së re të zgjerimit.

Vendimet e Këshillit do t’i publikojë presidenti i Këshillit Europian Sharl Mishel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Urshula von der Leien në një konferencë për shtyp, të paralajmëruar për në orën 18, sipas kohës lokale.

Zv/kryeministri Bujar Osmani thotë se takimi ndërqeveritar për fillimin e negociatave do të mbahej në qershor, por tani kjo nuk është e sigurt për shkak të pandemisë me virusin korona.

“Vendimi se kur do mbahet konferenca ndërqeveritare, nuk mund të thuhet pasi, siç e shihni, e gjithë bota por edhe BE funksionon në rrethana të jashtëzakonshme, megjithatë realizuam fitore të madhe me atë që morëm vendimin të cilin nuk mund ta merrnim në 15 vitet e fundit.” – u shpreh zëv.Kryeministri për Çështje Europiane, Bujar Osmani.

LSDM kondiseron se marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në është meritë e qeverisjes së saj në më pak se tre vjet.

“E çliruam shtetin. Ndërmorëm hapa dhe morëm vendime të guximshme për të zgjidh problemet me fqinjët. I dhamë fund shthurjes dhe frikës. E vumë ekonominë në këmbë të shëndosha. E futëm vendin në NATO dhe tani fillojmë bisedimet me BE-në.” - thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Mirëpo VMRO DPMNE konsideron se marrja e vendimit për fillimin e negociatave nuk shtë meritë e LSDM-së.

“Unioni Evropian ka vendosur që të mos e dënojë Maqedoninë për shkak të paaftësisë dhe krimit të Zoran Zaevit. LSDM nuk ësht meritore për vendimin pozitiv të Këshillit të Ministrave të BE-së. Maqedonia për shkak të LSDM-së shkëlqen vetëm në listat negative që e radhisin si vendi me i korruptuar dhe më i kriminalizuar në Evropë.” - thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)