Virusi Korona, 24 raste të reja, gjithsej 201 të infektuar
Numri i të infektuarve nga virusi korona në vend tejkalon numrin 200....

Numri i të infektuarve nga virusi korona në vend tejkalon numrin 200. Në 24 orët e fundit janë identifikuar edhe 24 ratse të reja, 15 prej tyre në kryeqendër, ndërkaq rasti i parë identifikohet në Tetovë.
Nga testimet e bëra edhe një pacient i Klinikës së sëmundjeve të lëkurës tanimë ka rezultuar pozitiv. Për momentin bilanci i të shëruarve me pacientët që kanë ndëruar jetë është tre me tre.
Terapia kundër virusit Korona, Filipçe: S’jepet te pacientët me anomali të zemrës
Terapia e kombinuar me klorkinin dhe azitromicin ka nisur të aplikohet por jo edhe te pacientët me anomali të zemrës, pasiqë tek ata paraqiten efekte të padëshiruara.
“Do të duhet të bëhen analiza të detajuara kardiologjike. Kjo u bë tek të gjithë pacientët. Te një pjesë është aplikuar terapia, ndërkaq për pacientët tjerë të cilët janë në mjekim shtëpiak jemi në fazën e përgatitjes së transportit të tyre deri në klinikën e sëmundjeve infektive. Në përputhje me statusin e tyre kardiologjik do të vendoset dhënia e terapisë në klinikë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Virusi Korona, Filipçe: Kumanovë, testim më i madh mobil
Ministri njofton se mjekë të vendit janë kyçur në studimin e zgjeruar të organiztaës botërore të shëndetësisë për gjetjen e kurrës kundër Covid -19. Ndërkohë në vend pritet të mbërijnë gjysëm milion maska dhe 20 mijë teste për identifikim të virusit korona. Testimet masive në teren javën tjetër nisin nga Kumanova.
“Duke pasur parasysh se këtu kemi të dijagnostifikuar punëtorë shëndetësorë të cilët nuk kanë treguar sipmtoma të virusit, gjatë ditës së nesërme plotësisht do të përfundojë analiza e tyre si dhe strategjia e mjekimit. Kumanova do të jetë një ndër qytetet e para ku do të rritet numri i testimeve nëpërmjet rrugës mobile dhe i cili do të nis javën që vjen.” – deklaroi Filipçe.
Ministri Filipçe paralajmëroi furnizimin me aparate të frymëmarjes nga Norvegjia në fillim të prillit, ndërkaq këtyre ditëve pritet përgjigje edhe nga Kina. (Meral Ismaili, TVM2)
