Bota në “Kthetrat” e “Covid 19”, Italia dhe Spanja, akoma vatra të krizës
Situata me Covid 19 në Europë, vazhdon të mbetet serioze....

Situata me Covid 19 në Europë, vazhdon të mbetet serioze, megjithëse ka shenja të ngadalsimit të përhapjes, thonë nga zyra e OBSH-së. Italia mbetet edhe më tej vatër kryesore e krizës në Europë, me 7,503 viktima deri më tani dhe 74,386 të infektuar. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto. E dyta vatër e krizës në Europë është Spanja që tashmë ka tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve.
Numri i viktimave atje ka shkuar në 4000, e i të infektuarve në 49,515. Vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar gjithsej 655 të vdekur.
Çereku i popullatës në botë po jeton në izolim, megjithatë kjo nuk ka ndaluar pasojat tragjike të pandemisë . Mbi 21 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa numri ii përgjithshëm i të prekurve janë mbi 470 mijë vetë.
Pas Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në epiqendër të përhapjes së Covid-19. Autoritetet regjistruan ditën më të vështirë të kësaj pandemie me mbi 200 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total mbi 1 mijë. Ka një rritje të shpejtë edhe të të prekurve që janë shtuar në rreth 70 mijë, duke renditur SHBA-në menjëherë pas Italisë dhe Kinës.
Në përpjekje për të parandalimin e virusit korona, Senati Amerikan aprovoi një pako ekonomike prej 2 trilion dollarësh që do të përdoret për rimëkëmbjen e ekonomisë, çdo amerikan i rritur do të përfitojë një çek prej 1200 dollarësh.
Numri i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në Gjermani u rrit në 36.508, deri tani kanë vdekur 198 njerëz.
Spitalet në kryeqytetin britanik po përballen me një shpërthim të numrit të pacientëve të prekur nga Korona.
Nga vendet e Ballkanit, Serbia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 2 persona të vdekur, Në Slloveni me Covid 19 deri më tani janë prekur 528 persona, në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 57 persona me Covid 19.
OBSH bën apel për shtetet të cilat kanë vendosur masa kufizuese të lëvizjes së qytetarëve të tyre, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për të zbuluar dhe goditur virusin. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
