Hekurudhat-transporti: Trenat gjatë fundjavës nuk do të qarkullojnë

26.03.2020 20:48

Hekurudhat e RMV-së – Transporti, njoftojnë udhëtarët....

Hekurudhat e RMV-së – Transporti, njoftojnë udhëtarët se, pas Vendimit të Qeverisë për  kufizim të lëvizjeve gjatë fundjavës pas  orës16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme, trenat e udhëtarëve gjatë fundjavave nuk do të qarkullojnë.

Përjashtimi i vetëm nga kjo do të jenë trenat, 661 nga Kërçova dhe 645 nga Velesi, të cilët të shtunën në mëngjes mbërrijnë në Shkup pasi të kenë kaluar natën në qytetet respektive, dhe të cilët do të qarkullojnë sipas itineraririt të datës 23.03.2020. Gjithashtu i informojmë udhëtarët se të hënën 30.03.2020, treni 661 nga Kërçova nuk do të qarkullojë, sepse natën paraprake nuk ka pasur një tren që ka udhëtuar për qytetin në fjalë nga shkaku i orës policore.

Nga e hëna trenat do të qarkullojnë ipas itinerarit të shpallur më 23 mars 2020.