Shërbimet administrative, Mançevski: Shumë shpejt në mënyrë elektronike
Shumë shpejt të gjitha shërbimet administrative do të merren në mënyrë elektronike.....

Shumë shpejt të gjitha shërbimet administrative do të merren në mënyrë elektronike, paralajmëron ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski.
Në portalin elektronik uslugi.gov.mk ofrohen 128 shërbime online, që kryesisht kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve në mënyrë elektronike, si çertifikata të lindjes, vërtetime nga agjencia për punësim apo vërtetime nga Regjistri Qendror.
Ministri Mançevski thotë se praktika e marrjes online të dokumenteve duhet të mbetet traditë edhe pas kalimit të virusit korona
“Qytetarët më shpejtë dhe më lehtë i marrin dokumentet në këtë mënyrë se sa të shkojnë nëpër sportele. Për shembull dokumenti mund të mirret në afat prej disa sekondave. Ja unë kam kërkuar dokument në ora 14:17 minuta dhe e kam marrë të njejtin më 14 18 minuta.”- tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
Mançevski thotë se për momentin gjithçka po shkon sipas planifikimit. Por, sfidë do të jetë që të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të përputhen me Ligjin aktual për dokumente elektronike, ku në mënyrë konkrete janë të definuara elementet që duhet t’i posedojë një dokument elektronik. (Ersan Pajaziti, TVM2)
