Shqipëri, shkon në 7 numri i të vdekurve nga Koronavirusi
26.03.2020 23:19
Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve në Shqipëri....

Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve në Shqipëri, pasi në spitalin infektiv kishte ndërruar jetë një paciente 85-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. E moshuara ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme dhe kishte mbërritur gjatë pasdites në spital, në gjendje të rëndë.
E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me “COVID-19” në spitalin Infektiv.
