Maqedoni

Çarter fluturime nga Kroacia dhe Malta, kthimi i qytetarëve të mbetur jashtë vendit

27.03.2020 11:04

Vazhdon kthimi I qytetarëve në vendin tone përmes carter fluturimeve....

Vazhdon kthimi I qytetarëve në vendin tone përmes carter fluturimeve. Një fluturim i tillë sot realizohet nga Malta dhe Kroacia.
 
Sipas të dhënave të MPJ-së, për kthim të organizuar në vend deri në datën e caktuar u paraqitën gjithsej 5.250 qytetarë maqedonas. Prej tyre, 2.900 ishin deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë që të shkojnë në karantinë dhe ta paguajnë çmimin sa kushton bileta e aeroplanit.
 
Dy fluturimet e sotme çarter do të jenë me aeroplanë të kompanisë ajrore Vizer, e cila e fitoi tenderin përmes thirrjes publike të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa në të cilin kusht i vetëm ishte çmimi më i ulët i fluturimit. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të ndodhur janë në Evropë, por ka edhe në vendet tejoqeanike. Të gjithë qytetarët që do të kthehen, pa përjashtim, do të shkojnë menjëherë në karantinë dhe për atë janë dakorduar.