Maqedoni

BE konfirmoi vendimin për fillimin e bisedimeve

27.03.2020 10:15

Është konfirmuar tash më nga krerët e shteteve europiane vendimi për fillimin...

Është konfirmuar tash më nga krerët e shteteve europiane vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në BE. 
 
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së, unanimisht i miratuan përfundimet e ministrave të tyre të jashtëm dhe evropian.
 
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat e aderimit sa më shpejt të jetë e mundur.Samiti, i cili po mbahet përmes video-lidhjes dy ditët e fundit për shkak të krizës shëndetësore, është pothuajse tërësisht i përkushtuar krizës me koronavirusin dhe pasojat e saj ekonomike dhe sociale.
 
Bashkimi Evropian nuk ka arritur një konsensus për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës ekonomike që e kërcënon BE-në në muajt e ardhshëm. Liderët vendosën t’ia përcjellin çështjen ministrave të financave për negociata të sërishme. Zv/kryeministri Bujar Osmani thotë se takimi për fillimin e negociatave do të mbahej në qershor, por tani kjo nuk është e sigurt për shkak të pandemisë me virusin korona.