Maqedoni

Ndalesa për lëvizje në Kumanovë vlen vetëm për mjetet e transportit ndërurban dhe hekurudhor

27.03.2020 14:37

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se vendimi që ndalon hyrjen dhe daljen....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se vendimi që ndalon hyrjen dhe daljen nga dhe brenda territorit të komunës së Kumanovës, me transport publik dhe ndërurban të udhëtarëve si dhe linjave hekurudhore, vlen ekskluzivisht për transportin e rregullt të  udhëtarëve përmes mjeteve të transportit urban, ndërurban dhe atij hekurudhor.
 
Qeveria rekomandon që operatorët ekonomikë me kapacitet të madh prodhimi dhe shitjeje në territorin e komunës së Kumanovës, nëse është e nevojshme, të vazhdojnë të ofrojnë qasje në objektet e tyre nëse ata kanë transport të veçantë të organizuar dhe kontrolluar dhe të rregullojnë punën e tyre me një numër të zvogëluar të punonjësve.