Covid-19, 18 raste të reja, numri në total shkon në 219

27.03.2020 16:01

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me virusin Korona....

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me virusin Korona, duke çuar në 219 numrin e përgjithshëm të personave të infektuarve me Covid-19. Shkupi vazhdon të mbetet vatra e të infektuarve me gjithsej 145 pacientë. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 41 pacientë, prej të cilëve 7 janë në gjendje kritike.                                                                                          

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja. Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 41 pacientë, 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, por nuk u janë të nevojshme aparatet për frymëmarrje, 27 janë në gjendje të mesme, kurse 7 me simptoma të lehta. Në gjendje të mirë janë edhe pacientët nga Shtipi.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.      

                                                                                

Filipçe: Prej javës së ardhshme, spital mobil me 130 krevate afër Klinikës Infektive

Filipçe njoftoi se gjatë javës së ardhshme në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup do të ndërtohet spital mobil i cili do të përmbush të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Me këto hapësira do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive.                                                

“Për shkurt kohë, apo gjatë javës së ardhshme, pritet vendosja e spitalit mobil në hapësirën deri në Klinikën Infektive. Këtu do të vendosen objekte ku do të kemi rreth 130 krevate, ku do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive me të gjitha kushtet. Sa u përket pritjeve, është diçka që nuk mund të parashikohet, por mund të them se tani në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare të rasteve, përafërsisht të njëjtin numër të shtimit, por jemi të gatshëm që të pranojmë dhe trajtojmë pacientë edhe sikur të ketë kështu rritje. Dua të themi se punonjësit shëndetësorë janë plotësisht të mobilizuar, të gatshëm, ja kemi edhe të shëruar, ashtu që jemi plotësisht në situatë që të amortizohet pranimi i pacientëve, terapia e lajmëruar tashmë është aplikuar te pacientët dhe them që në mënyrë profesionale kolegët e mi arrijnë të përballen me situatën.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.                                             

Ministri Filipçe njoftoi se janë duke u testuar 18 persona të rinj nga Qendra për Rehabilitimi në Shkup, ku kishte qëndruar pacienti nga Tetova që doli pozitiv dje me virusin Korona. Aktualisht në nivel vendi janë kryer mbi 1 800 testime, por me shtimin e punkteve për testim kjo shifër pritet të rritet. (Zekirja Mexhiti, TVM2)