U promovua rikonstruimi i shkollës “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Pllasnicë
Rikonstruimi i tërësishëm i objektit të shkollës “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Pllasnicë u financua nga organizata turke Tika dhe ky investim kap shumën prej 300 mijë eurosh...........

Qëllimi i vizitës së delegacionit turk në Maqedoni është promovimi i projekteve të realizuara nga organizata Tika siç është edhe rikonstruimi i shkollës që mban emrin e babait të Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk, tha në fillim të fjalës së tij zv. Kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush.
Investimet e këtilla , potencoi ai nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen sepse Turqia e re dëshiron ti ripërtërijë lidhjet shpirtërore duke synuar paqën dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe kulturor kundrejt atyre forcave që synojnë të paraqesin një imazh tjetër për islamin, tha ndër të tjera zv. Kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush.
Ndërkaq ministri i arsimit Abdulaqim Ademi pasi përshëndeti delgacionin turk dhe përfaqsuesit e organizatës Tika, tha se investimi tek fëmijët është investim për ardhmërinë dhe ky investim vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes dy vendeve mike. Rikonstruimi i tërësishëm i kësaj shkolle do të krijojë kushte maksimale për mësim modern , nënvizoi Ademi.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Pllasnicës Ismail Jaoski si dhe kryetari i organizatës Tika Serdar Çam. Në këtë solemnitet morën pjesë edhe zv. Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri, zv. Kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi, Ministri i ekonomisë Bekim Neziri, zv. Sekretari gjeneral i qeverisë Tahir Hani, si dhe deputetë të BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë. (Shaban Dalipi, TVM2)
