Ministria e Bujqësisë: Bujqve që kultivojnë kultura kopshtare, u lejohet të lëvizin edhe gjatë orës policore
Ora policore e cila gjatë vikendit fillon prej orës 16:00, i përjashton bujqit....

Ora policore e cila gjatë vikendit fillon prej orës 16:00, i përjashton bujqit që merren me kulturat e hershme kopshtare. Ata mund të lëvizin për të shkuar deri te plantazhet e tyre, thotë ministri i bujqësisë, Trajan Dimevski.
“Kjo kategori e bujqve nuk duhet të nxjerrin leje të veçanta, por lëvizja e tyre duhet të ketë për qëllim kryerjen e punëve bujqësore në plantazhe. Buqit tjerë, siç janë blegtorët, pemëtarët, fermerët dhe të tjerët, nëse kanë aktivitete që nuk mund të presin të lidhura me prodhimet bujqësore, që duhet të kryhen gjatë kohës së ndalesës për qarkullim, duhet të paraqiten në telefon në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe të lënë e-mail adresë për kontakt.”,- tha ministri i bujqësisë, Trajan Dimevski.
Pas parashtrimit të kërkesës te njësia rajonale, kërkesa përcillet nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë te Ministria e Administratës, e cila do ta dërgojë me e- mail lejen për qarkullim. (Gyltene Sinani, TVM2)
