Shqipëri, rritet në tetë numri i të vdekurve nga Covid-19

27.03.2020 18:39

Rritet në 8 bilanci i viktimave nga virusi Korona në Shqipëri...

Rritet në 8 bilanci i viktimave nga virusi Korona në Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve janë regjistruar 12 raste të reja. Në total janë 186 të prekur, mes të cilëve 5 në terapi intensive.

Më e prekura rezulton Tirana më 107 raste, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi. Ndërsa numri total i të shëruarve është 31.

Nisur nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka përshkallëzuar masat e izolimit, duke vendosur t'i japë të drejtë vetëm një personi nga familja për të kryer blerjet e nevojshme. Lejen për këtë blerje shqiptarët do të mund ta marrin përmes një aplikacioni online.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka vendosur pezullimin e çdo lëvizjeje apo aktiviteti tregtar nga ora 13 e ditës së nesërme deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës. (Luljeta Ndoka, TVM2)