Kosovë, 86 numri i të prekurve me virusin Korona

27.03.2020 18:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në Kosovë janë diagnostikuar me virusin korona edhe 7 raste të reja, duke e çuar në 86 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Instituti thekson se janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva, prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

“Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Instituti i Shëndetësisë Publike bëjnë apel që qytetarët të rrinë në shtëpi pasi grumbujt e njerëzve po rrezikojnë veten dhe të tjerët.