Prokuroria propozon dënime për mosrespektim të masave
Prokuroria Themelore Publike dorëzoi propozim për shqiptimin e dënimit në të holla...

Prokuroria Themelore Publike dorëzoi propozim për shqiptimin e dënimit në të holla prej 2000 euro për 3 persona nga Shkupi, për shkak të mosveprimit sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë të pandemisë, prej të cilëve dy për mosrespektim të orës policore dhe një për shkeljen e masës izolim shtëpiak.
I akuzuar i parë, më 26 mars, pasi mbërriti në vendkalimin kufitar të Bllacës, nënshkroi një deklaratë se ai do të kryejë izolim për 14 ditë në shtëpinë e tij në Nikushtak të Kumanovës, pasi po kthehej nga një vend me rrezik të mesëm/të lartë i përhapjes së sëmundjes infektive Kovid-19. Megjithatë, pa u paraqitur tek autoritetet, vullnetarisht ka lëshuar dhomën për izolim në vendkalimin kufitar dhe është futur në një makinë “Citroen Ksara” në pronësi të një personi tjetër që e kishte thirrur me telefon dhe së bashku janë nisur për në Shkup. Policët nga vendkalimi kufitar Bllacë i ndoqën ata dhe në vendin e quajtur Vrazhji Vir, rreth një kilometër nga vendkalimi kufitar, i kanë ndaluan dhe i kanë kthyer në vendkalim, njoftuan nga PTHP.
Edhe Prokuroria e Radovishit ka dorëzuar propozim për shqiptim të dënimit ndaj 4 personave që kanë kryer vepër penale, mosrespektim të rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie, sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.
