Me dyer të mbyllura u mbajt rasti “Zhvatja”, dëshmuan Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov
Edhe përkundër kërkesës së 75 avokatëve që të gjitha seancat të shtyhen shkaku i Covid-19....

Edhe përkundër kërkesës së 75 avokatëve që të gjitha seancat të shtyhen shkaku i Covid-19, rasti “Zhvatja” u mbajt, por opinioni nuk do të dijë se çka është thënë, pasi që gazetarët u përjashtuan.
Procesi gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura sepse avokatja, Irena Frçkovska, e cila në këtë rast mbron ish prokuroren, Katica Janeva, tha se mund të shpalosë sekret afarist, gjegjësisht prokurorët e PSP-së së dikurshme të flasin për parahetimore dhe hetime që janë sekret.
Dëshmitarë të parë të trupit gjykues janë dy prokurorët, Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov.
“Edhe në kushte të këtilla vazhdon procesi për rastin “Reket”, edhe pse ne si mbrojtje vlerësuam se vërtetë mundte të anulohet. Ato janë prova të ofruara nga ana e mbrojtjes dhe as që do i propozonim nëse do të kishim vlerësuar se nuk ndihmojnë. Gjithsesi se ne vlerësuam se ato do të ndihmojnë, dhe ndihmuan.”,- tha avokati, Deljo Kadiev.
Edhe seanca e radhës do të mbahet me dyer të mbyllura dhe do të dëshmojnë prokurorët tjerë që Janeva i ka ftuar si dëshmitarë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
