RMV, zyrtarisht anëtare e 30 e NATO-s
Në Departamentin amerikan të Shtetit u deponua protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO....

Në Departamentin amerikan të Shtetit u deponua protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka vendi zyrtarisht u bë anëtare e aleances.
Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel është paraparë të mbahet të hënën.
Ky moment u shënua nga bataljoni i artilerisë së ARM-së në kazermën Ilinden në Shkup.
Sot ne kemi hyrë nën ombrellën e sigurisë kolektive që mbron miliarda njerëz në mbarë botën deklaroi minsitreja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
“Ditën sotme e kemi pritur për gati 30 vjet. Ne e pritëm atë, shpresuam, punuam dhe sakrifikuam. Disa herë kemi menduar se ky synim do të mbetej i paarritshëm. Megjithatë, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën ta bësh të arritshme” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Minsitri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Bërns me këtë rast realizuan një video lidhje me ushtruesin e detyrës ndihmës sekretar për Evropën dhe Evro-Azinë në Departamentin e shtetit Filip Riker.
“Ne praktikisht prej këtij moment jemi vendi anëtar i 30 i NATO-s. Ky është një moment historik që i takon të gjithë qytetarëve e vendit tonë dhje një plejade të politikanëve e vizionarëve të cilët tre dekadat e fundit punuan që të realizohet ideja për një vend më të sigurt dhe me prosperitet” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
“U bëtë anëtare e NATO-s, ndërsa do ti filloni bisedimet edhe me BE-në. Jemi krenar me përkrahjen dhe angazhimin në vend, duke i përkrahur përpjekjet tuaja përkushtim dhe vision për atës e çka mund të ejtë ky vend. Me kënaqësi do të vazhdojmë të ejmi partneri jauj edhe në fazat tjera” – deklaroi Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Bërns. Vendi duhet t’i gëzohet realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit në NATO deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski. Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ka vlerësuar se anëtarësimi i në NATO paraqet kulmin e përpjekjeve të Qeverisë dhe qytetarëve dhe se ky akt do të ndihmojë në integrim më të shpejtë, reforma demokratike, por rrit edhe sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit. (Farije Dauti, TVM2)
