Maqedoni
Mot me vranësira dhe me shi, reshje më të rrëmbyeshme në pjesët jugore
28.03.2020 12:00
Kryesisht mot me vranësira do të mbisundojë sot në vend...

Do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet malore të dëborës. Reshje të rrëmbyeshme priten në pjesët jugore të vendit.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 8-13 gradë Celsius.
Në Shkup mot me shi të përkohshëm dhe temperatura maksimale deri në 11 gradë Celsius.
Në 24 orëshin e fundit më së shumti shi ka rënë në Mavrovë – 17 litra në metër katror, ndërsa atje në mëngjes edhe temperatura minimale ka zbritur një gradë Celsius nën zero.
Në qytetet tjera në mbarë shtetin temperaturat minimale janë mbi zero./mia
