Maqedoni

Ora policore gjatë fundjavës, ndalohet qarkullimi nga 16:00 deri në orën 05:00

28.03.2020 12:37

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit , nga kjo e fundjavë filloi në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00...

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit , nga kjo e fundjavë filloi  në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë ditëve të uikendit.

Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00, për t’ju dhënë kështu mundësi të punësuarve të tyre të kthehen në shtëpi para fillimit të orës policore.

Repartet prodhuese dhe fabrikat mund të vazhdojnë prodhimtarinë e tyre të organizuar në turne, megjithatë,  punëtorët e ndërrmarjeve që punojnë edhe gjatë orëve policore, gjatë periudhës kur pët të gjithë qytetarët e tjerë ndalohet lëvizja, mund të shkojnë në vendet e tyre të punës vetëm me leje të veçanta për kryerje të ndërrimit të pasdites ose të ndërrimit të natës.

Mbesin ndërkohë në fuqi të gjitha ndalesat dhe kufizimet paraprake.

Vendimi për shtimin e orëve policore me fasha të tjera oraresh gjatë fundjavës, Qeveria e solli në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Korona.

FLUTURA LATIFI