Maqedoni
Virusi Korona: 1 i vdekur, 2 të tjerë të infektuar në Strugë
28.03.2020 13:31
Në Strugë janë regjistruar 3 raste të të prekurve me virusin korona...

Njëri prej personave të infektuar, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për një grua e cila së bashku me bashkëshortin e saj kanë rezultuar pozitiv mbrëmjen e kaluar.
Ajo ka vuajtur paraprakisht nga jë sëmundje në mushkëri. Burri është në gjendje stabile dhe për momentin është në izolim shtëpiak.
Personi i tretë i infektuar ndodhet në klinikë, momentalisht në gjendje stabile.
Ndërkohë priten rezultatet e testeve të bëra një ditë më parë, si dhe ka vazhduar edhe testimi i qytetarëve të tjerë.
Nga spitali i Strugës dhe komuna e Strugës bëjnë apel të vazhdueshëm që kujdesi të jetë maksimal, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
ILMIE ZHAKU
